Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shumë qytetarë në Suedi kanë vënë re se bankomatet nuk po funksionojnë si zakonisht. Në disa vende, deri në 10% e bankomateve janë jashtë përdorimit.
Tani kompania Bankomat, që kujdeset për shumicën e bankomateve në vend, ka shpjeguar arsyen.
Që nga muaji janar i këtij viti, Bankomat ka nisur vetë të transportojë paratë deri tek bankomatet. Më parë, këtë punë e bënte kompania e sigurisë Loomis. Por kjo ndryshoi dhe solli probleme.
“Është një punë e madhe dhe e vështirë të kujdesemi vetë për dërgimin e parave dhe për riparimin e bankomateve. Për fat të keq, problemet kanë qenë më të mëdha se sa menduam,” tha drejtoresha e kompanisë, Nina Wenning, në një deklaratë.
Kompania thotë se po punon për të zgjidhur problemet sa më shpejt.
Burimi: Aftonbladet
Written by: admin
Post comments (0)