Lajme

Punëdhënësit kundër pagesës së sëmundjes “Sjuklön”për operacionet estetike

todayJuly 15, 2025 21

Background
share close

Punëdhënësit e vegjël në Suedi janë të pakënaqur që detyrohen të paguajnë pagë sëmundjeje për punonjësit që bëjnë operacione estetike, si p.sh. ndërhyrje në hundë apo buzë.

Sipas ligjit, në dy javët e para të pushimit mjekësor, është punëdhënësi ai që paguan. Kjo vlen edhe kur arsyeja e mungesës është një operacion estetik. Kjo gjë nuk u pëlqen fare shumë sipërmarrësve të vegjël.

“Është e padrejtë që ne të paguajmë për mungesa që vijnë nga zgjedhje personale”, thotë Caroline Szyber nga organizata Småföretagarnas Riksförbund.

Pas dy javësh, pagesa kalon te shteti. Por Försäkringskassan (Agjencia e Sigurimeve Shoqërore) thotë se nuk mund të bëjë dallim nëse një operacion është mjekësor apo estetik, ata shikojnë vetëm nëse personi nuk mund të punojë.

Organizatat e punëdhënësve kërkojnë që rregullat të ndryshojnë, që të mos paguajnë për operacione që janë bërë me dëshirë dhe jo nga nevoja mjekësore.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%