Lajme

Punëdhënësit kundërshtojnë ligjin e ri për publikimin e pagave

todayFebruary 22, 2026 233

Background
share close

Për të bërë pagat më të barabarta mes burrave dhe grave, BE-ja kërkon që paga e secilit të publikohet. Ky rregull së shpejti do të zbatohet edhe në Suedi. Por punëdhënësit nuk janë dakord me ligjin e ri. Ata thonë se ai do të sjellë kosto shtesë dhe punë administrative më shumë, raporton gazeta Arbetet.

Svenskt Näringsliv, Kommunat dhe Arbetsgivarverket i kanë shkruar qeverisë në një letër të përbashkët se ligji i ri mund të ketë “pasoja serioze”.

Camilla Gannvik, eksperte për pagat në Svenskt Näringsliv, thotë:

“Ky është një ndryshim i madh nga mënyra se si veprojmë sot. Do të kushtojë shumë kohë dhe para për kompanitë.”

Si përgjigje ndaj kritikave, ministrja e barazisë Nina Larsson (L) tha për Arbetet:

“Punëdhënësit do të duhet të përshtaten me ligjin e ri. Do të jetë një kalim i rëndësishëm, por i nevojshëm.”

Ky ligj synon që të gjithë të dinë pagën e secilit dhe të ndihmojë për barazi më të madhe mes burrave dhe grave në punë.

Burimi: Arbete.se/DO

Link: https://arbetet.se/2026/02/22/snart-blir-din-lon-helt-offentlig-arbetsgivarna-rasar/

https://www.do.se/for-arbetsgivare-och-utbildningsanordnare/lonetransparens-och-jamstallda-loner/de-kommande-reglerna-om-lonetransparens-for-arbetsgivare

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%