Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Försäkringskassan dallohet mes institucioneve shtetërore për numrin e kallëzimeve penale kundër punonjësve të vet, raporton gazeta Svenska Dagbladet. Gjatë viteve 2023 dhe 2024 janë kallëzuar 28 punonjës më shumë se Policia, Ushtria, Shërbimi i Burgjeve dhe Agjencia e Punësimit të marra së bashku.
Punonjësit, të cilët kanë folur me gazetën, thonë se ndihen të “tejkontrolluar” dhe e krahasojnë situatën me ish Gjermaninë Lindore, DDR.
Por drejtoresha e përkohshme e burimeve njerëzore, Linda Mihailovic, nuk pajtohet me këtë përshkrim. Ajo thotë se sondazhet e brendshme mes stafit zakonisht japin “rezultate të mira”.
Ajo shpjegon se pse ky institucion bën më shumë kallëzime se të tjerët:
“Ne trajtojmë çështje që prekin një pjesë të madhe të popullsisë së Suedisë. Janë të dhëna të ndjeshme,” thotë Mihailovic.
Sipas raportimit, shumica e kallëzimeve lidhen me dyshime për kërkime të paautorizuara në sistem.
Written by: admin