Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Tregu i qirave në Stokholm është në krizë dhe po pengon zhvillimin e qytetit, por edhe të gjithë Suedisë. Kështu shkruajnë drejtuesja e Byggföretagen, Catharina Elmsäter-Svärd, dhe drejtori i kompanisë së pasurive të paluajtshme Einar Mattsson, Stefan Ränk, në një shkrim në faqen e debatit të gazetës DN.
Ata i referohen një raporti të tyre, sipas të cilit 4 në 10 banorë të Stokholmit kanë menduar të largohen nga kryeqyteti për shkak të vështirësive për strehim. Po ashtu, 1 në 5 persona thotë se ka hequr dorë nga pranimi ose aplikimi për një vend pune për të njëjtën arsye.
Sipas tyre, “Stokholmi është motori i rritjes së vendit. Që Suedia të rritet, duhet të funksionojë Stokholmi.”
Ata propozojnë që tregu i qirave të reformohet. Konkretisht, çmimet e qirasë të vendosen lirshëm përmes marrëveshjes mes pronarit dhe qiramarrësit. Ndërkohë, njerëzit me të ardhura më të ulëta duhet të mbështeten me ndihma të posaçme.
Rreth autorëve:
Catharina Elmsäter-Svärd është drejtuese e Byggföretagen dhe ish-ministre e infrastrukturës (M).
Stefan Ränk është drejtor i kompanisë Einar Mattsson.
Burimi: DN/sverigesradio
Link: https://www.dn.se/debatt/stockholms-hyresmarknad-hotar-hela-landets-tillvaxt/
https://www.sverigesradio.se/artikel/nya-regler-for-andrahandsuthyrning-vantas-det-andras
Written by: admin