Lajme

Qendrat e kthimit në Suedi larg nga kapaciteti maksimal edhe pas një viti.

todayNovember 10, 2024 41

Background
share close

Një vit pas hapjes së qendrave të kthimit, të cilat synonin të inkurajonin ata që kanë marrë refuzim për azil të largohen vullnetarisht nga Suedia, shifrat tregojnë se ato mbeten larg kapacitetit të tyre të plotë. Vetëm rreth 33% e 1,400 vendeve të disponueshme janë aktualisht të zëna, raporton Dagens Nyheter.

Qendrat, të ngritura nga partitë e marrëveshjes së Tidö-s, pritej të luanin një rol të rëndësishëm në procesin e kthimit të të huajve pa të drejtë qëndrimi në vend. Megjithatë, sipas Ministrit të Migracionit, Johan Forssell, shumica e atyre që përballen me refuzim të kërkesave për azil nuk po i shfrytëzojnë këto qendra.

“Ne do të sigurohemi që ata që duhet të qëndrojnë në këto qendra, të jenë realisht aty,” deklaroi Forssell, duke theksuar se qeveria planifikon masa më të rrepta kontrolli për të rritur efektivitetin e qendrave të kthimit.

 

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%