Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze propozon masa të reja për të forcuar sigurinë në qendrat e ndalimit të emigrantëve. Sipas propozimit, personat e ndaluar do t’i nënshtrohen kontrollit trupor sapo të mbërrijnë në qendër. Gjithashtu, dhomat do të mund të kontrollohen, dhe kontrollet trupore do të lejohen edhe për fëmijët.
Aktualisht, nuk ka mundësi për të kontrolluar nëse vizitorët sjellin me vete sende të ndaluara. Prandaj, qeveria dëshiron të lejojë kontrolle sigurie brenda qendrave. Kontrolli i dhomave do të kryhet gjithmonë në prani të një dëshmitari.
Sipas Agjencisë Suedeze të Migracionit, në disa raste janë futur drogë dhe armë në këto qendra, prandaj masat e reja synojnë të rrisin sigurinë.
Burimi: Aftonbladet
Written by: admin
Post comments (0)