Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze dhe partia SD duan të rrisin kërkesën për mbajtjen ekonomike për emigracionin familjar me 30%. Lajmin e bëri të ditur ministri i emigracionit, Johan Forssell (M), për agjencinë TT.
Sipas Forssell, ky ndryshim është i rëndësishëm për të arritur integrim më të mirë dhe për të ulur përjashtimin social. Ai tha se personi që vjen në Suedi duhet të jetë në gjendje të përballojë jo vetëm vetveten, por edhe familjen e tij.
Koalicioni i Tidö gjithashtu synon të rregullojë se cilat lloje të ardhurash pranohet për këtë qëllim. Për shembull, kompensimi nga a-kassa (pagesa e papunësisë) nuk do të llogaritet më.
Propozimet tani do të dalin në konsultim dhe pritet të hyjnë në fuqi në vitin 2027.
Link: https://omni.se/regeringen-foreslar-hogre-krav-for-anhoriginvandring/a/wrEp8L
Written by: admin