Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze synon të ashpërsojë rregullat për personat e huaj që kanë kryer krime, por që për momentin nuk mund të dëbohen. Sipas agjencisë TT, këtyre personave do t’u kufizohen disa të drejta, si mundësia për të punuar, për të marrë ndihma ekonomike dhe për të udhëtuar brenda Bashkimit Evropian.
Sot, këta të dënuar marrin leje qëndrimi përkohshëm në vend, deri sa të bëhet i mundur largimi i tyre. Kjo u jep atyre disa të drejta të barabarta me të tjerët. Por në propozimin e ri dërguar Këshillit të Legjislacionit, qeveria kërkon që rregulli kryesor të jetë mosdhënia e lejes së qëndrimit.
Sipas planit, këta persona mund të detyrohen të paraqiten rregullisht në autoritetet dhe mund të ndalohet që të largohen nga një zonë e caktuar. Përveç kësaj, për të marrë ndihmë ekonomike, ata do të duhet të qëndrojnë në strehimin e ofruar nga Migrationsverket.
Written by: admin