Lajme

Qeveria do të krijojë një sistem të ri alarmi për të informuar më shpejt qytetarët

todayApril 10, 2025 21

Background
share close

Qeveria ka vendosur të krijojë një sistem të ri paralajmërimi për të arritur më shumë njerëz dhe për t’i informuar më shpejt për ngjarjet e rrezikshme. Sistemi i ri do të përdorë një teknologji të quajtur “cell broadcast”, që është më efikase se sistemi aktual i mesazheve SMS. Ky sistem do të përdoret për të dërguar mesazhe urgjente në zona të caktuara.

Sistemi i ri do të udhëhiqet nga Autoriteti për Mbrojtjen e Shoqërisë dhe Sigurinë (MSB) dhe Autoriteti Postar dhe i Telekomunikacionit (PTS). Teknologjia “cell broadcast” është përdorur tashmë në vende të tjera, si Ukraina, dhe ka treguar rezultate të mira.

Në këtë mënyrë, autoritetet do të mund të dërgojnë mesazhe më të shpejta dhe më të sigurta për qytetarët në rast emergjencash, duke përfshirë situata si përmbytjet, zjarret apo rreziqe të tjera të mundshme. Aktualisht, mesazhet urgjente dërgohen kryesisht përmes SMS-ve, radios, televizionit dhe sistemit “Hesa Fredrik” për raste të rrezikshme, por sistemi i ri do të përmirësojë informacionin në kohë të shpejtë dhe për më shumë njerëz.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%