Lajme

Qeveria: Do të ndalojmë lejet e punës për asistentët personalë

todayOctober 17, 2025 401

Background
share close

Qeveria suedeze ka njoftuar se do të ashpërsojë rregullat për emigracionin e punës. Sipas planit të ri, disa profesione do të mund të ndalohen plotësisht nga marrja e lejeve të punës në Suedi.

Dy prej profesioneve që përmenden në një raport shtetëror janë mbledhësit e frutave të pullit dhe asistentët personalë.

“Kjo ka të bëjë me marrjen e masave të forta kundër mashtrimeve dhe abuzimeve”, tha ministri i migracionit Johan Forssell (M).

Rritet kërkesa për pagë dhe ndalohet puna në disa profesione

Qeveria ka bërë të ditur se kërkesa minimale për pagë për marrjen e lejes së punës në Suedi do të rritet.

Përveç kësaj, do të krijohet mundësia që qeveria të refuzojë leje pune për profesione të caktuara, nëse ato konsiderohen problematike.

Ky propozim pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor 2026.

Qeveria do të vendosë më vonë se cilat profesione do të përfshihen në këtë listë, por sipas raportit, mbledhësit e frutat ë pullit dhe asistentët personalë janë ndër të parët që mund të ndalohen.

Abuzime me asistencën personale

Sipas qeverisë, asistencat personale janë përmendur si një fushë ku ka pasur shumë abuzime dhe mashtrime nga grupe kriminale.

“Në thelb, paratë për asistencën duhet të shkojnë për kujdesin ndaj personit me nevoja, jo në xhepat e kriminelëve”, tha Johan Forssell.

Qeveria thekson gjithashtu se punët me kualifikim të ulët duhet t’u jepen personave të papunë që jetojnë në Suedi, ndërsa punëtorët e huaj duhet të merren vetëm për profesione me kualifikim të lartë, ku mungon fuqia punëtore suedeze.

Dy krime të reja për të ndaluar shfrytëzimin

Vetëm gjatë këtij viti janë dorëzuar 140 kërkesa për leje pune për punonjës në fushën e asistencës personale, përfshirë edhe kërkesa për zgjatje.

Ministri Forssell nuk mund të tregojë se sa nga këto raste lidhen me mashtrime, por ai thotë se ndalimi i plotë është i drejtë.

“Kjo nuk është politikë simbolike, është diçka konkrete që nuk e kemi bërë më parë. Ne do të tregojmë disa profesione që nuk do të kenë më mundësi të marrin leje pune në Suedi, për shkak të mashtrimeve dhe shfrytëzimit”, theksoi ai.

Qeveria gjithashtu dëshiron të fusë dy vepra të reja penale:

  1. Shfrytëzimi i fuqisë punëtore të huaj – kur punëtorët e huaj punojnë në kushte të padrejta dhe poshtëruese.
  2. Tregtia me leje pune – ku lejet e punës shiten apo përdoren për përfitime të paligjshme.

“Kriminelët që shfrytëzojnë të tjerët nuk kanë vend në tregun e punës suedez”, tha Johan Forssell.

Burimi: Expressen

link: https://www.expressen.se/nyheter/politik/regeringen-stoppa-arbetstillstand-till-personliga-assistenter/?fbclid=PAdGRleANe5w1leHRuA2FlbQIxMQABp4aBdVaLS78JTGgFX4-TqYAj_JjZWz0lTHgdxqAX-RsuPeZndBveP9seARDX_aem_bjBYZ14Z3YANfgvyAOleoA

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%