Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria ka vendosur që mësimi për shëndetin mendor të përfshihet në orarin shkollor. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i çështjeve sociale, Jakob Forssmed (KD), në një shkrim në SvD Debatt.
Sipas ministrit, ky është një hap i rëndësishëm në punën parandaluese, me qëllim që fëmijët dhe të rinjtë të ndihen më mirë psikologjikisht. Ai thekson se raportet e dhjetë viteve të fundit tregojnë një rritje të problemeve të shëndetit mendor tek të rinjtë, në forma të ndryshme.
Për këtë arsye, qeveria ka vendosur t’i japë Skolverket-it, Agjencisë Kombëtare të Arsimit, detyrën për të hartuar kurrikula dhe plane mësimore të reja për shkollën fillore dhjetëvjeçare.
Sipas Forssmed, mësimi për shëndetin mendor mund të zhvillohet brenda lëndëve ekzistuese, si biologjia, si dhe edukata fizike dhe shëndetësore.
“Pse është e rëndësishme kjo? Sepse bëhet fjalë për t’u dhënë nxënësve njohuri më të mëdha për atë që ndikon në një shëndet të mirë mendor dhe për të kuptuar, për shembull, zhvillimin e trurit”, shkruan ministri.
Written by: admin