Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria ka vendosur të ecë përpara me projektin e madh infrastrukturor “Östlig förbindelse”, i cili synon të përfundojë unazën rrugore rreth Stokholmit. Lajmi u bë i ditur nga partitë e marrëveshjes Tidö gjatë një konference për shtyp.
Ministri i Infrastrukturës, Andreas Carlson (KD), tha se për këtë projekt është diskutuar për më shumë se 150 vjet, por vetëm tani është ndarë një fond prej një miliard kronash për të nisur planifikimin.
“Lidhja lindore është e rëndësishme për të krijuar alternativa në rrjetin rrugor dhe për të shkurtuar kohën e udhëtimit”, u shpreh ai.
Megjithatë, vendimi i qeverisë bie ndesh me vlerësimin e Trafikverket (Administrata e Transportit), e cila në një analizë e ka cilësuar këtë pjesë të projektit si të pafavorshme nga ana ekonomike për shoqërinë. Kritika lidhet sidomos me ndërtimin e tunelit rrugor midis Nacka dhe pjesës verilindore të Stokholmit, për të cilin ka raportuar edhe media Mitti. Vetëm ky tunel pritet të kushtojë rreth 34 miliardë krona.
Projekti është pjesë e një plani shumë më të madh për infrastrukturën, me një vlerë totale prej 1 200 miliardë kronash. Ky plan parashikon gjithashtu përmirësimin e gjithë infrastrukturës ekzistuese në vend dhe rritjen e kapacitetit të rrugëve dhe hekurudhave deri në vitin 2037. Në këtë paketë përfshihen edhe përmirësime të lidhjeve të transportit drejt dhe nga aeroporti Arlanda.
Burimi:Regeringen /DN/Mitti
Link: https://regeringen.se
https://www.dn.se/direkt/2026-04-27/regeringen-satsar-en-miljard-pa-ostlig-forbindelse/
https://www.mitti.se/nyheter/trafikverket-darfor-behovs-inte-ostlig-forbindelse-6.3.321989.d384976fc0
Written by: admin