Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze, së bashku me partinë Sverigedemokraterna, propozon që të ndalohet nxjerrja jashtë vendit e sasive të mëdha në para cash, njofton Sveriges Radio Ekot.
Sipas propozimit, kushdo që dëshiron të nxjerrë 10 000 euro ose më shumë në para fizike drejt një vendi tjetër të BE-së duhet të njoftojë më parë Doganën (Tullverket). Qëllimi i këtij masa është të pengohet pastrimi i parave dhe kontrabanda.
“Kjo është pjesë e veprimtarisë së rëndë kriminale në Suedi. Nëse duam ta thyejmë atë dhe këtë e kemi vendosur duhet të kemi edhe këtë detyrim për njoftim,” tha ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson (M).
Sipas raportimeve nga agjencia TT, qeveria pritet të marrë vendim të enjten për dërgimin e çështjes si lagrådsremiss (kërkesë për vlerësim ligjor).
Lajmi u raportua nga Sveriges Radio Ekot dhe konfirmohet në shkrimin e TT.
Written by: admin