Lajme

QEVERIA KRITIKOHET NGA KOMISIONI KUSHTETUES. DEKLARATA PËR SHTETËSINË NË SHKELJE TË RREGULLAVE.

todayJune 5, 2025 542

Background
share close

Tre ministra të rëndësishëm të qeverisë suedeze janë kritikuar nga Komisioni Kushtetues i parlamentit (KU), për një deklaratë të bërë mbi dhënien e shtetësisë. Bëhet fjalë për Kryeministrin Ulf Kristersson, Zëvendëskryeministren Ebba Busch dhe Ministrin e Punës Johan Pehrson.

Në një artikull të botuar në gazetën Dagens Nyheter këtë dimër, ata thanë se edhe para se ligji i ri për shtetësinë të miratohet, duhet të veprohet për të ndaluar dhënien e shtetësive sipas ligjit aktual. Kjo është parë si ndërhyrje në punën e autoriteteve, gjë që ndalohet nga rregullat suedeze për ndarjen e pushteteve.

Deputetja e Partisë së Gjelbër, Annika Hirvonen, e cila bëri ankesën ndaj ministrave, shprehet e kënaqur me vendimin e Komisionit Kushtetues.

“Kjo është një nga ndërhyrjet më serioze që kemi parë nga një qeveri në punët që duhet t’i kryejnë institucionet e pavarura”, tha Hirvonen për Dagens ETC.

Komisioni Kushtetues nuk jep dënime, por kritika të tilla janë një sinjal i fortë për shkelje të rregullave demokratike.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%