Lajme

Qeveria: Ligji i Gjimnazit do të rivlerësohet. “Duam të mësojmë që të mos përsëritet”.

todayNovember 15, 2025 487

Background
share close

Ligji i Gjimnazit u krijua për t’u dhënë të rinjve të ardhur vetëm në Suedi mundësinë të qëndronin dhe të studionin. Por që nga miratimi i tij në vitin 2018, ligji ka marrë shumë kritika dhe është quajtur i paqartë dhe i përgatitur dobët.

Tani qeveria ka vendosur që Statskontoret të bëjë një vlerësim të plotë të ligjit, të mënyrës si është zbatuar dhe të pasojave që ka sjellë.

Ministri i Migracionit, Johan Forssell (M), thotë se ligji krijoi pasiguri juridike për shumë të rinj.

“Ligji u shty përpara me nxitim. Shumë prej nesh e quajtëm një punë të bërë shkel e shko. Ka pasur probleme të mëdha për ta kuptuar ligjin. Pavarësisht mendimeve të ndryshme, ligjet duhet të jenë të qarta dhe të zbatueshme,” tha ai.

Si lindi Ligji i Gjimnazit?

Ligji u propozua në vitin 2018 nga qeveria e atëhershme S-MP dhe u miratua me votat e C dhe V.

Ai iu dha një mundësi të rinjve që kishin ardhur në Suedi në vitin 2015, por që kishin marrë refuzim për azilin pasi kishin mbushur 18 vjeç gjatë procesit, të përfundonin gjimnazin.

Shumë institucione shtetërore e kritikuan ligjin që në fillim. Lagrådet (Këshilli i Legjislacionit) madje deklaroi se “kufiri i pranueshmërisë për hartimin e ligjeve ishte arritur”.

5 300 persona kanë marrë lejeqëndrim të përhershëm

Ligji është shfuqizuar pak nga pak:

  • Mundësia për të zgjatur lejen e qëndrimit për studime gjimnaziale u mbyll në vitin 2023.
  • Që prej vitit 2024, nuk mund të zgjatet më leja e qëndrimit për të kërkuar punë pas mbarimit të gjimnazit.

Për të marrë lejeqëndrim të përhershëm sipas ligjit, kërkohej:

  1. të përfundohej gjimnazi,
  2. të sigurohej vetëmbajtja për gjashtë muaj pas përfundimit të studimeve,
  3. dhe të mos kishte shkelje apo sjellje të këqija.

Sipas Migrationsverket (Agjencia e Migracionit), rreth 5 300 persona e kanë marrë lejen e përhershme në bazë të këtij ligji.

Statskontoret do të hetojë zbatimin e ligjit

Qeveria ka urdhëruar Statskontoret të mbledhë informacione nga Migrationsverket, gjykatat e emigracionit, komunat dhe nga SKR (Sveriges Kommuner och Regioner).

Hetimi do të vlerësojë si e kanë zbatuar ligjin institucionet dhe çfarë pasojash ka pasur ai për komunat.

Detyra duhet të dorëzohet më 17 qershor 2026.

Burimi: Expressen

Link: https://www.expressen.se/nyheter/politik/gymnasielagen-ska-utvarderas/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%