Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Personat që janë arrestuar në mungesë ose që i shmangen dënimit me burg nuk do të mund të marrin më ndihma nga sigurimet shoqërore. Kjo është nisma e re e qeverisë, e cila mund të hyjë në fuqi këtë verë.
Qeveria suedeze synon të mbyllë një boshllëk ligjor dhe të ndalojë pagesat për ata që janë në arrati. Sipas propozimit, personat që janë në kërkim ose shmangin vuajtjen e një dënimi me burg nuk do të përfitojnë më ndihma financiare nga shteti.
– Nuk mund të kemi një sistem ku, në fakt, financohet arratisja e atyre që i shmangen drejtësisë, tha ministrja e sigurimeve shoqërore, Anna Tenje (M), për GP.
Nëse parlamenti miraton propozimin, ligji i ri pritet të hyjë në fuqi këtë verë.
Written by: admin
Post comments (0)