Lajme

QEVERIA PLANIFIKON TË HEQË KLASËN PARASHKOLLORE

todayMarch 14, 2025 8

Background
share close

Qeveria suedeze ka shpallur planet për të hequr klasën parashkollore dhe për të zgjatur shkollën fillore nga nëntë në dhjetë vjet. Ky ndryshim synon të përmirësojë aftësitë bazë të fëmijëve në lexim, shkrim dhe numërim, duke adresuar krizën e vazhdueshme të leximit në vend.

Ministrja e Arsimit, Lotta Edholm, e përshkroi këtë hap si një masë thelbësore për të përmirësuar sistemin arsimor.

– “Ky është një hap i rëndësishëm për të adresuar krizën e leximit që po përballemi në Suedi. Një shkollë fillore dhjetëvjeçare do të sigurojë që të gjithë nxënësit të marrin një bazë më të fortë në aftësitë kryesore,” deklaroi Edholm.

Sipas planit të qeverisë, klasa parashkollore do të zëvendësohet me një klasë të re të parë, që do të jetë pjesë e strukturës së shkollës fillore. Kjo do të thotë se shkolla fillore do të fillojë drejtpërdrejt me klasën e parë dhe do të përfundojë me klasën e dhjetë, e cila do të bëhet viti përfundimtar i arsimit bazë.

Qeveria argumenton se ky ndryshim do t’u japë nxënësve mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre themelore që herët, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e arsimimit.

Propozimi i qeverisë parashikon që shkolla fillore dhjetëvjeçare të fillojë të zbatohet nga vjeshta e vitit 2028.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%