Lajme

Qeveria premton buxhet vjeshte për familjet

todayAugust 16, 2025 51

Background
share close

Ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson, thotë se buxheti i vjeshtës do të jetë më i madh dhe me fokus tek familjet. Ajo shpjegon se ekonomia suedeze po ecën ngadalë dhe duhet të nxitet me politika më të fuqishme.

Ende nuk dihet saktësisht si do të bëhet kjo, por mund të përfshijë ulje taksash për punën, ndihmë për faturat e energjisë ose rritje të mbështetjes si ndihma për banesë dhe për fëmijë.

”Do të kemi shumë tema në tryezë gjatë negociatave, por pastaj do të shohim në çfarë përfundojmë”, tha Svantesson.

Instituti shtetëror i ekonomisë ka ulur parashikimin për rritjen, pasi familjet nuk kanë shpenzuar aq sa pritej. Ministrja mendon se edhe qeveria do të duhet të ndryshojë pritjet e saj për ekonominë.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%