Lajme

Qeveria prezanton buxhetin e madh të vjeshtës, 79 miliardë krona dhe masa të reja.

todaySeptember 22, 2025 26

Background
share close

Qeveria suedeze ka publikuar sot buxhetin e plotë të vjeshtës, me investime dhe lehtësime që arrijnë vlerën e rreth 80 miliardë kronash.

Masat më të mëdha, si ulja e TVSH-së për ushqimet dhe një zbritje e re në taksat për punonjësit, janë prezantuar gjatë javëve të fundit. Me buxhetin e sotëm priten edhe disa risi të tjera.

Höstbudgeten është tema kryesore e lajmeve këtë të hënë. Në orën 08:30, ministrja e financave do të mbajë një konferencë për shtyp, ndërsa më pas pritet reagimi i opozitës.

Masat kryesore të buxhetit:

Lehtësime për qytetarët

  • Zbritje e re në taksat për punonjësit: 21,4 mld kr
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet: 15,94 mld kr
  • Ulja e taksës së energjisë elektrike: 6,52 mld kr
  • Mbështetje për çmimin e lartë të energjisë: 1 mld kr
  • Ulja e tarifës për çerdhet: 1 mld kr
  • Rritje e tavanit në ndihmën për banesa: 0,73 mld kr
  • Ulja e taksave për suedezët që jetojnë jashtë vendit: 0,34 mld kr
  • Heqje e taksës për karavanët: 0,19 mld kr

Mirëqenie (Välfärd) – gjithsej 10,4 mld kr

  • Shkolla: 3,3 mld kr
  • Shëndetësia: 5,9 mld kr
  • Stomatologjia: 1 mld kr
  • Cilësi më e lartë në kujdesin për të moshuarit: 0,21 mld kr

Mbështetje për bizneset – gjithsej 9,4 mld kr

  • Ulje e kontributeve të punëdhënësve për të rinjtë: 6,05 mld kr
  • Rregulla tatimore më të favorshme për bizneset e vogla: 1 mld kr
  • Mbështetje për bujqësinë: 1 mld kr
  • Investime në inteligjencën artificiale dhe digjitalizim: 0,54 mld kr

Lufta kundër krimit – gjithsej 2,6 mld kr

  • Burgjet: 0,86 mld kr
  • Qendrat e kujdesit për të miturit (SIS): 0,88 mld kr
  • Masa kundër ekonomisë së kriminelëve: 0,66 mld kr

Mjedisi dhe klima – gjithsej 3,5 mld kr

  • Programi “Klimatklivet”: 1,5 mld kr
  • Mbrojtja e natyrës dhe detit: 0,76 mld kr
  • Rritje e efikasitetit energjetik në shtëpitë e vogla: 0,3 mld kr

Të tjera – gjithsej 6,7 mld kr

  • Reformë për ndihmat sociale: 1,45 mld kr
  • Mbrojtje civile: 1,22 mld kr
  • Forcim i sigurisë kibernetike: 0,37 mld kr
  • Politika për emigracion dhe integrim: 0,4 mld kr
  • Masa për uljen e papunësisë: 0,64 mld kr
  • Mbështetje për më shumë terrene sportive: 0,25 mld kr
  • Ulje e TVSH-së për orkestrat e muzikës “dansband”: 0,22 mld kr

Kursime – 1,5 mld kr

Shuma neto e buxhetit: rreth 79 miliardë krona.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%