Lajme

Qeveria prezanton plan pesëvjeçar për të rritur leximin në Suedi

todayApril 23, 2026 7

Background
share close

Qeveria ka njoftuar se do të paraqesë një strategji të re pesëvjeçare për të nxitur leximin në vend. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Parisa Liljestrand (M), gjatë një konference për shtyp.

Sipas qeverisë, strategjia përfshin një pjesë ku përshkruhen sfidat që priten në të ardhmen. Gjithashtu, ajo përmbledh edhe reformat në fushën e leximit që janë prezantuar më parë.

Ministrja Liljestrand theksoi se qëllimi i kësaj strategjie është që Suedia të bëhet sërish një vend ku njerëzit lexojnë më shumë.

Ndër masat konkrete që janë përmendur janë ulja e kohës që fëmijët kalojnë para ekraneve në shkolla dhe në kopshte, si dhe rritja e mundësive për të pasur akses në libra dhe literaturë cilësore.

Burimi: Regeringen

Link: https://regeringen.se/pressmeddelanden/2026/04/regeringen-presenterar-en-lasstrategi-for-sverige/

https://www.regeringen.se/pressmeddelanden/2026/04/regeringen-presenterar-en-lasstrategi-for-sverige2/?mtm_campaign=Pressmeddelande&mtm_source=Pressmeddelande&mtm_medium=email

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%