Lajme

Qeveria propozon përdorimin e AI në kohë reale nga policia, nga 1 korriku

todayMarch 3, 2026

Background
share close

Regeringen ka dorëzuar sot në parlament një projektligj që parashikon lejimin e përdorimit të njohjes së fytyrës me inteligjencë artificiale (AI) në kohë reale nga policia, duke nisur nga 1 korriku. Lajmi u bë i ditur përmes një artikulli debati të publikuar në gazetën Aftonbladet.

Sipas propozimit, kjo teknologji do të përdoret për të identifikuar persona që kanë kryer ose janë në prag të kryerjes së krimeve të rënda. Po ashtu, ajo do të shërbejë edhe për identifikimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, rrëmbimit dhe shfrytëzimit seksual.

Qeveria thekson se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë i jep mundësi policisë të analizojë sasi të mëdha materialesh nga kamerat e sigurisë dhe të filtrojë fytyrat në mënyrë të menjëhershme. Sipas tyre, proceset që zakonisht zgjasin disa ditë apo javë mund të kryhen brenda pak sekondash, duke liruar kohë dhe duke rritur efikasitetin e hetimeve.

Për të garantuar mbrojtjen e privatësisë, teknologjia do të përdoret vetëm kur të jetë absolutisht e domosdoshme. Për çdo rast do të kërkohet miratim nga prokurori ose nga gjykata.

Artikulli i debatit është firmosur nga ministri i Drejtësisë Gunnar Strömmer (M), ministri i Administratës Publike Erik Slottner (KD) dhe zëdhënësi për çështjet e drejtësisë Martin Melin (L).

Burimi: Aftonbladet/ Regeringen

Link: https://www.aftonbladet.se/debatt/a/WvRBr2/gunnar-strommer-m-vi-ger-polisen-mojlighet-att-anvanda-ai-i-realtid

https://www.regeringen.se/pressmeddelanden/2025/11/regeringen-vill-ge-polisen-ratt-att-anvanda-ai-for-ansiktsigenkanning-i-realtid/

https://www.regeringen.se/remisser/2025/12/remiss-av-promemorian-polisens-och-tullverkets-anvandning-av-ai-for-biometrisk-fjarridentifiering-i-efterhand-ds-202532/

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%