Lajme

Qeveria rrit parashikimin për rritjen ekonomike në vitin 2026

todayAugust 20, 2025 13

Background
share close

Qeveria suedeze ka rishikuar lart parashikimin për rritjen e Bruto Prodhimit Vendor (BNP) për vitin 2026. Sipas ministres së Financave, Elisabeth Svantesson, ekonomia pritet të rritet me 3,0%, nga 2,6% që ishte parashikuar më herët.

Për vitin 2025, qeveria mban të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike në 0,9%, ashtu siç ishte në vlerësimin e qershorit.

Në tregun e punës, papunësia pritet të arrijë në 8,7% gjatë këtij viti, për të zbritur në 8,3% vitin e ardhshëm.

Megjithatë, ministrja theksoi se ekonomia suedeze vazhdon të jetë në një periudhë recesioni.

“Nuk është e drejtë ta quajmë këtë një recesion të lehtë. Ai është i gjatë dhe i vështirë. Por ne besojmë se rikuperimi do të nisë në fund të këtij viti dhe do të vazhdojë vitin e ardhshëm,” u shpreh Svantesson.

Me këtë zhvillim, qeveria tregon më shumë optimizëm për të ardhmen e ekonomisë, edhe pse sfidat në tregun e punës dhe ngadalësia e rimëkëmbjes mbeten ende të dukshme.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%