Lajme

Qeveria suedeze do të heqë lejet e qëndrimit të përhershëm për azilkërkuesit

todayApril 9, 2025 642

Background
share close

Azilkërkuesit dhe refugjatët që vijnë në Suedi përmes sistemit të kuotave nuk do të kenë më mundësi të marrin leje qëndrimi të përhershme. Ky është një propozim i ri nga qeveria suedeze, shkruan agjencia TT.

Qëllimi i këtij ndryshimi është të ulet numri i njerëzve që vijnë në Suedi për azil, në nivelin më të ulët të lejuar nga Bashkimi Europian. Ky plan është pjesë e marrëveshjes politike të quajtur Tidöavtalet.

Megjithatë, personat që kanë leje qëndrimi të përkohshme do të mund të aplikojnë për shtetësi suedeze pas disa vitesh qëndrimi.

– Ky propozim ka për qëllim të motivojë më shumë njerëz që të bëhen shtetas suedezë, tha ministri i Migracionit, Johan Forssell.

Partia Demokratët e Suedisë (SD) e mbështet plotësisht propozimin dhe thotë se është një hap në drejtimin e duhur.

Artikulli i plotë nga Agjensia e Lajmeve TT:

https://tt.omni.se/sa-ska-asylratten-ned-till-eu-s-miniminiva/a/gwAJG5

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%