Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partitë e marrëveshjes së Tidö-s kanë njoftuar se do të ulin përkohësisht TVSH-në e ushqimit nga 12 në 6%. Ky ndryshim do të nisë më 1 prill 2026 dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2027.
Sipas qeverisë, kjo masë do të thotë një kursim prej rreth 6 500 kronash në vit për një familje me dy të rritur dhe fëmijë.
“Ne do të ulim taksën mbi ushqimin dhe do të përgjysmojmë TVSH-në për të ndihmuar familjet suedeze,” tha kryeministri Ulf Kristersson (Moderaterna).
Përveç kësaj, partitë e Tidö-s do të krijojnë një “Komision të çmimeve të ushqimit” për të siguruar që ulja e taksës të reflektohet në uljen e çmimeve në dyqane. Qeveria dhe Demokratët Suedezë kanë paralajmëruar gjithashtu masa për të rritur konkurrencën në tregun e ushqimit, duke e bërë më të lehtë hapjen e dyqaneve të reja.
Agjencia TT e ka cilësuar këtë vendim si një nga masat më të mëdha në buxhetin e vjeshtës, i cili do të prezantohet më 22 shtator. Sipas llogarive të qeverisë, ulja e TVSH-së do të kushtojë 16 miliardë krona në vitin e parë dhe 21 miliardë krona në vitin pasardhës.
Written by: admin