Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze ka një plan të ri për të bërë që më shumë persona të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Ministri i ndihmës dhe tregtisë së jashtme, Benjamin Dousa (Moderaterna), thotë se Suedia do të përdorë edhe politikën tregtare të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim.
Sipas tij, vendet që bashkëpunojnë me Evropën për kthimin e qytetarëve të tyre, do të përfitojnë më shpejt nga tarifat më të ulëta doganore të BE-së.
“Nëse një vend bashkëpunon me ne për kthimin, atëherë do të lehtësojmë ndihmën që i japim dhe do të hapim më shumë tregtinë e lirë, deklaroi Dousa.
Nga marrëveshja me Somalinë tek politika evropiane
Qeveria suedeze kohët e fundit ka bërë një marrëveshje me Somalinë, që vendi të pranojë shtetasit somalezë të dëbuar nga Suedia. Kjo marrëveshje ka shkaktuar kritika, por sipas ministrit Dousa, ajo është vetëm fillimi i një pune më të gjerë për të rritur numrin e kthimeve.
Në një intervistë për televizionin SVT, ai tregoi se qeveria tani po punon që edhe politika tregtare e BE-së të lidhet me çështjet e emigracionit dhe kthimit.
“BE-ja ka tarifa relativisht të ulëta ndaj pjesës tjetër të botës. Por nëse një vend është i varfër dhe në zhvillim, mund të përfitojë tarifa edhe më të ulëta. Ne po negociojmë që të shtojmë një komponent të ri atë të emigracionit. Vendet që bashkëpunojnë me Evropën për kthimin e qytetarëve të tyre, do të marrin më shpejt akses në tarifa më të ulëta,” shpjegoi ai.
Negociata në nivel evropian
Aktualisht po zhvillohen negociatat për rregulloren GSP (Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave), e cila përcakton se cilat vende mund të përfitojnë nga tarifat më të ulëta. Negociatat po drejtohen nga Danimarka, që ka presidencën e radhës të BE-së, dhe synimi është që marrëveshja të arrihet para fundit të vitit.
Dousa thekson se Suedia nuk është e vetme në këtë nismë. Ai përmend Danimarkën, Finlandën dhe Gjermaninë si vende që ndajnë të njëjtin qëndrim.
“Kemi qenë ndër të fundit që kemi hyrë në këtë grup vendesh që shtyjnë përpara këtë lloj politike. Por tani jemi aty dhe kemi marrë rolin udhëheqës për të përdorur si politikën tregtare dhe atë të ndihmës si në nivel suedez, ashtu edhe evropian,” përfundoi ministri.
Burimi: SVT
Written by: admin