Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze ka vendosur të klasifikojë drogën bimore Kratom si narkotik, pas rekomandimit nga Agjencia e Shëndetit Publik. Vendimi vjen pas raportimeve për raste të varësisë dhe vdekjeve të lidhura me përdorimin e kësaj substance, raporton P3 Nyheter.
Kratomi, i cili ka qenë i ligjshëm për t’u blerë dhe është shitur hapur në faqet suedeze të internetit, ka efekte të ngjashme me opioidet dhe është përdorur nga disa persona për qëllime rekreative. Megjithatë, përdorimi i tij si drogë nuk ka qenë i lejuar ligjërisht.
“E dimë që kjo është një bimë me efekte të forta dhe të rrezikshme. Njerëz kanë humbur jetën për shkak të saj, dhe shumë të rinj kanë rënë në varësi. Ky është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur shëndetin publik,” tha ministri i çështjeve sociale, Jakob Forssmed, për P3.
Me këtë vendim, posedimi, shpërndarja dhe përdorimi i kratomit do të trajtohet si një vepër penale, njësoj si drogat e tjera të rënda. Autoritetet suedeze theksojnë se lufta kundër substancave të rrezikshme do të vazhdojë për të mbrojtur qytetarët, veçanërisht të rinjtë, nga efektet shkatërruese të drogave të reja në treg.
Written by: admin
Post comments (0)