Lajme

Qeveria suedeze ndryshon rregullat për spårbyte (ndryshimin e statusit të qëndrimit). Ja disa nga ndryshimet?

todayMarch 6, 2026 572

Background
share close

Qeveria dhe Sverigedemokraterna kanë njoftuar disa ndryshime të reja në politikat e emigracionit. Një nga vendimet kryesore është që personat që bëjnë spårbyte (ndryshim të statusit të qëndrimit)  pra ata që kalojnë nga kërkesa për azil në leje pune  do të mund të aplikojnë për një leje të re pune nga brenda Suedisë, pa qenë të detyruar të largohen nga vendi për të bërë aplikimin.

Ky vendim u prezantua nga partitë e marrëveshjes Tidö gjatë një konference për shtyp të premten.

Gjatë muajve të fundit janë bërë publike disa raste ku persona që punojnë në Suedi janë detyruar të largohen nga vendi për të aplikuar përsëri për leje pune. Sipas Ebba Busch, kjo ka krijuar pasoja të paarsyeshme, veçanërisht në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Një tjetër ndryshim është se do të vendosen përjashtime në kërkesën për pagën minimale për disa profesione në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe të kujdesit social, në mënyrë që të jetë më e lehtë për këta punonjës të marrin leje pune në Suedi.

Ndryshimi për spårbyte (ndryshimin e statusit të qëndrimit) ishte një nga disa masat në fushën e emigracionit që u prezantuan në këtë konferencë për shtyp.

Gjithashtu, qeveria ka rënë dakord për një mekanizëm të veçantë që do të ndalojë përkohësisht dëbimet e të rinjve që kanë ardhur në Suedi si adoleshentë. Migrationsverket ka bërë të ditur se rastet aktuale të këtij lloji janë pezulluar përkohësisht.

Pesë pikat kryesore për të cilat qeveria dhe Svergiedemokraterna kanë rënë dakord:

  • Qeveria do të plotësojë hetimin për ndryshimin e rregullave për lejet e përhershme të qëndrimit.
  • Do të bëhet e mundur që aplikimi për spårbyte (ndryshimin e statusit të qëndrimit) të bëhet nga brenda Suedisë.
  • Do të vendoset një kërkesë më e ulët për pagën minimale për disa profesione në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit social.
  • Do të krijohet një mekanizëm për të ndaluar dëbimet e adoleshentëve, ndërsa Migrationsverket ka pezulluar rastet aktuale.
  • Do t’u jepen qytetarëve ukrainas kushte më të arsyeshme për të vazhduar lejen e qëndrimit.

Burimi: Aftobladet/DN/Omni/TT

Link: https://www.dn.se/sverige/regeringen-andrar-migrationspolitiken-tonarsutvisningar-stoppas/

https://tt.omni.se/tidopartierna-overens-tonarsutvisningar-pausas/a/1652Ol

https://omni.se/regeringen-infor-andringar-for-sparbytare-har-gett-orimliga-konsekvenser/a/JOQ0pP

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%