Lajme

Qeveria suedeze nis hetim për të rritur sigurinë juridike në vendimet e shërbimeve sociale

todayJune 29, 2026 29

Background
share close

Qeveria suedeze ka vendosur të ngrejë një komision hetimor për të forcuar sigurinë juridike në rastet më të ndjeshme dhe më komplekse që trajton shërbimi social. Vendimi vjen pas kritikave të forta për mënyrën se si janë trajtuar rastet e ndërhyrjeve të detyruara, veçanërisht ato kur fëmijët merren nën kujdes nga autoritetet.

Si Institucioni që mbikëqyr zbatimin e ligjit (JO) ashtu edhe Inspektorati për Kujdesin dhe Shërbimet Sociale (IVO) kanë konstatuar mangësi serioze në këto procese dhe kanë kërkuar përmirësime.

Komisioni hetimor do të shqyrtojë se si ndahen përgjegjësitë mes politikanëve dhe nëpunësve të administratës, si dhe do të vlerësojë nëse procedurat e marrjes së vendimeve brenda shërbimeve sociale duhet të ndryshohen.

Ministrja e Shërbimeve Sociale, Camilla Waltersson Grönvall, tha se disa çështje që trajton shërbimi social janë shumë të ndjeshme dhe kanë ndikim të madh në jetën e njerëzve. Sipas saj, për këtë arsye procesi i marrjes së vendimeve duhet të jetë sa më i drejtë, transparent dhe i sigurt nga pikëpamja ligjore.

Burimi: TT/Omni/Regeringen

Link: https://tt.omni.se/regeringen-vill-granska-socialtjanstens-beslut/a/PdnA9X

https://www.regeringen.se/pressmeddelanden/2026/06/utredning-ska-starka-rattssakerheten-och-skapa-forutsattningar-for-en-kunskapsbaserad-socialtjanst/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%