Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një reformë e re ligjore që synon të dënojë personat me lidhje me grupet kriminale është në përgatitje nga qeveria suedeze. Propozimi pritet të paraqitet në vitin 2025, sipas një raportimi nga Expressen.
Në qendër të vëmendjes është kryetari i partisë së ekstremit të djathtë, Jimmie Åkesson, pasi është zbuluar se ka marrë pjesë në disa festa me liderin e një grupi kriminalë të motorëve. Ky zhvillim ka ngjallur debate të mëdha për pozicionimin e partisë Sverigedemokraterna (SD) përballë ligjit të ri të propozuar.
Një burim i afërt me qeverinë pyet se “si do të qëndrojë SD në këtë çështje”, duke e bërë të qartë dilemat politike të partisë lidhur me kriminalizimin e lidhjeve me bandat kriminale.
Propozimi përfshin mundësinë e dënimeve për “stimulim apo përkrahje” të krimit, ndërsa qeveria ka caktuar një komision parlamentar për të studiuar ndryshimet kushtetuese të nevojshme për të kufizuar lirinë e organizimit dhe për të kriminalizuar përfshirjen në organizata kriminale.
Reforma pritet të përballet me diskutime të ashpra politike në muajt që vijnë, ndërsa qëndrimet e partive të ndryshme po shihen me interes të madh nga publiku dhe analistët politikë.
Written by: admin
Post comments (0)