Lajme

Qeveria suedeze planifikon regjistër të ri për apartamentet me të drejtë banimi

todayOctober 24, 2025 48

Background
share close

Qeveria e Suedisë ka propozuar krijimin e një regjistri të posaçëm për apartamentet me të drejtë banimi (bostadsrätter). Qëllimi është të lehtësohet shitja e apartamenteve, marrja e kredive dhe të krijohet një sistem më i sigurt për vendosjen e peng-ut.

Në njoftimin për shtyp thuhet se rreth 70% e të gjitha apartamenteve me të drejtë banimi janë aktualisht të vëna peng, dhe çdo vit ndodhin shumë transferime pronësie.

Sipas planit të qeverisë, Lantmäteriet, institucioni shtetëror që merret me regjistrat e pronave, do të jetë autoriteti përgjegjës për regjistrin e ri.

Qeveria beson se ky sistem do të zvogëlojë barrën administrative, do të lehtësojë proceset për qytetarët dhe bankat, si dhe do të ndihmojë në luftimin më efektiv të krimeve që lidhen me pasuritë e paluajtshme.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%