Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në Suedi ka shpërthyer debat i madh pas një propozimi të ri të qeverisë. Një hetues i caktuar nga qeveria ka sugjeruar që lejet e përhershme të qëndrimit për të huajt të mund të hiqen.
Sipas këtij propozimi, mes 98 mijë dhe 180 mijë persona që sot kanë leje të përhershme do ta humbnin atë. Nëse ligji miratohet, ata do të duhet ose të aplikojnë për shtetësi suedeze, ose të kërkojnë leje të përkohshme qëndrimi për të vazhduar jetën në vend.
Kjo ide ka sjellë reagime të ashpra. Annika Hirvonen, përfaqësuese për politikën e emigracionit nga Partia e Gjelbër, gjatë një debati në programin Aktuellt të televizionit SVT, e quajti propozimin “një nivel i ri mizorie” dhe e kritikoi si të pasigurt nga ana ligjore.
Nga ana tjetër, Ludvig Aspling, përfaqësues për emigracionin i Demokratëve të Suedisë (SD), e hodhi poshtë këtë kritikë duke e quajtur dramatizim të tepruar.
“Asnjë i huaj nuk duhet të qëndrojë në Suedi pa një arsye. Nuk mund të kesh leje të përhershme dhe të qëndrosh këtu pa pasur asgjë për të bërë,” tha Aspling.
Debati pritet të vazhdojë, ndërsa qeveria do të vendosë nëse do ta dërgojë ose jo këtë propozim për votim.
Burimi: SVT
Written by: admin