Lajme

Qeveria suedeze propozon ndryshime në LVU.

todayDecember 1, 2025 58

Background
share close

Qeveria e Suedisë njoftoi sot se dëshiron të ndryshojë ligjin për kujdesin e të miturve, të quajtur LVU. Sipas propozimit të ri, lidhja që një fëmijë ka krijuar me familjen kujdestare duhet të ketë më shumë rëndësi në vendimet për vendosjen e tij. Aktualisht, në ligj peshohet më shumë e drejta e prindërve biologjikë.

Kryeministri Ulf Kristersson tha se me këtë ndryshim nuk do të lejohet që një fëmijë të largohet nga një familje kujdestare ku ka krijuar një lidhje të fortë emocionale, nëse është më mirë për fëmijën të qëndrojë aty. “Fëmijët nuk janë bimë që mund t’i zhvendosësh sa herë që i përshtatet një familjeje biologjike,” u shpreh ai.

Nisma vjen pas rastit të njohur si “Lilla hjärtat” (Zemra e Vogël), ku vajza trevjeçare Esmeralda humbi jetën pasi u kthye tek prindërit e saj biologjikë, edhe pse kishte jetuar në një familje kujdestare që nga koha kur ishte foshnjë.

Ministrja e shërbimeve sociale, Camilla Waltersson Grönwall, e quajti propozimin “Lex-Lilla hjärtat në kuptimin e vërtetë” dhe tha se një ligj i tillë mund ta kishte shpëtuar Esmeraldën. E emocionuar, ajo u shpreh se kjo ishte një nga konferencat më të rëndësishme për shtyp që kishte mbajtur ndonjëherë, dhe nuk i mbajti dot lotët.

Burimi: https://regeringen.se/pressmeddelanden/2025/12/presstraff-om-barn-och-ungas-trygghet-vid-omhandertaganden/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%