Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria e Suedisë dhe Demokratët Suedezë kanë propozuar që mosha e përgjegjësisë penale të ulet nga 15 në 13 vjeç për disa krime të rënda. Mes tyre përfshihen vrasjet dhe sulmet me bomba.
Sipas marrëveshjes së koalicionit, ndryshimi do të zbatohet për një periudhë pesëvjeçare. Qeveria thotë se kjo masë është e nevojshme për të luftuar krimin e rëndë ku përfshihen edhe të miturit.
Një tjetër propozim është që policia të lejohet të përdorë metoda të fshehta hetimi edhe ndaj fëmijëve nën 15 vjeç. Qëllimi, sipas qeverisë, është të identifikohen organizatorët e krimeve dhe të parandalohen sulmet para se ato të ndodhin.
Written by: admin