Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria e Suedisë ka vendosur të ulë taksën e veçantë mbi të ardhurat për qytetarët suedezë që jetojnë jashtë vendit, të njohur si SINK. Vendimi prek rreth 90 mijë persona, kryesisht pensionistë në Spanjë, punonjës ndërkombëtarë në Bruksel dhe sipërmarrës në SHBA.
Sipas vendimit të ri, ulja e taksës do të bëhet me dy hapa:
Kjo reformë do t’i kushtojë shtetit suedez rreth 680 milionë korona suedeze në vit, por në anën tjetër do t’u sjellë përfitim direkt suedezëve jashtë vendit. Çdo person i përfshirë pritet të kursejë mesatarisht 7 700 korona suedeze në vit.
Ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson (Moderaterna), e përshkroi vendimin si një çështje drejtësie:
“Shumë nga këta suedezë kanë punuar gjatë në Suedi dhe kanë paguar taksat e tyre. Sot ata nuk e përdorin sistemin e mirëqenies sociale në të njëjtën masë si banorët brenda vendit, prandaj është e drejtë që edhe ata të ndjejnë lehtësimet tona fiskale.”
Me këtë hap, qeveria synon që suedezët që jetojnë jashtë vendit të trajtohen me të njëjtin kujdes si qytetarët brenda Suedisë dhe të përfitojnë nga politikat e reja të uljes së taksave.
Written by: admin