Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze ka propozuar një reformë të re për ndihmat sociale, e cila do të ulë shumën që marrin përfituesit. Sipas qeverisë, qëllimi është të rritet dëshira për të punuar dhe të luftohet izolimi shoqëror.
Ministrja e sigurimeve shoqërore, Anna Tenje (M), tha në konferencën për shtyp:
“Nuk ishte menduar që ndihmat të shërbenin si një mënyrë jetese për vite të tëra”.
Ndryshime për të gjithë dhe kufizim për familjet e mëdha
Reforma prek të gjithë ata që marrin ndihma, pasi norma kombëtare mbi të cilën llogaritet ndihma sociale do të shtrëngohet.
Për familjet me shumë fëmijë, futet një rregull i ri: ndihma do të kufizohet duke filluar nga fëmija i katërt.
Sipas llogaritjeve të paraqitura nga partitë e marrëveshjes Tidö, një çift me pesë fëmijë do të marrë 8 200 korona më pak çdo muaj. Një prind i vetëm me dy fëmijë do të humbasë rreth 1 500 korona në muaj.
Kur hyn në fuqi reforma?
Qeveria propozon që ndryshimet të nisin më 1 janar 2027.
Rregulla të reja për të sapoardhurit në Suedi
Një pjesë tjetër e reformës është edhe futja e një sistemi kualifikimi për sigurimin shoqëror. Nga viti 2027, kushdo që shpërngulet në Suedi duhet:
Deputetja e partisë SD, Linda Lindberg, tha:
“Ne nuk jemi një “bufe e hapur” për popujt e botës”.
Written by: admin