Lajme

Qeveria vendos rregull të ri për mësuesit, më shumë kohë për planifikim.

todaySeptember 12, 2025 34

Background
share close

Pas 30 vitesh, qeveria ka vendosur të rregullojë zyrtarisht orarin e mësuesve, raporton TV4 Nyheterna.

Qëllimi i këtij vendimi është që mësuesit të kenë më shumë kohë për detyrën e tyre kryesore,  përgatitjen e mësimit dhe ndjekjen e nxënësve por edhe që profesioni të bëhet më tërheqës, në mënyrë që më shumë njerëz të zgjedhin të hyjnë dhe të qëndrojnë në këtë profesion.

Sipas vendimit, do të vendoset një tavan për numrin e orëve mësimore, si dhe kohë e garantuar për planifikim dhe punë pas orës së mësimit.

Financimi është i madh: gjatë gjysmës së dytë të vitit 2027 do të ndahen 1,3 miliardë korona, ndërsa nga viti 2028 kjo shumë do të rritet në 2,5 miliardë korona në vit.

Ministrja e Arsimit, Simona Mohamsson (L), e quajti vendimin “historik”.

“Ky është një sinjal i qartë për të treguar se ne kujdesemi për mësuesit që punojnë sot në shkolla dhe për kushtet e tyre të punës”, tha ajo për TV4.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%