Lajme

Qiratë mund të ulen në Stokholm, preken qindra mijëra banorë.

todayAugust 21, 2025 26

Background
share close

Shoqata e Qiramarrësve në Stokholm kërkon ulje të qirave pasi shumë banorë nuk po e përballojnë më situatën ekonomike.

Gjatë viteve të fundit, populli suedez ka përjetuar vështirësi të mëdha ekonomike për shkak të inflacionit të lartë, normave të interesit dhe rritjes së përgjithshme të çmimeve, që kanë goditur rëndë xhepat e qytetarëve. Në disa zona, edhe qiratë janë rritur ndjeshëm, dhe tani shoqata thotë se banorët “nuk mund të përballojnë më”.

Sa mund të ulen qiratë?

Pas tre vitesh me rritje rekord të qirave, Shoqata e Qiramarrësve të rajonit të Stokholmit ka kërkuar ulje të qirave. Shoqata ka mbi 132 mijë anëtarë.

  • Në qarkun e Stokholmit, ulja e qirave mund të jetë nga 0,36% deri në 4,45%.
  • Në qytetin e Stokholmit, ulja e qirave mund të jetë nga 2,41% deri në 4,45%.

Kërkesat janë paraqitur në negociatat me organizatën e pronarëve të banesave, Fastighetsägarna Stockholm, për rregullimin e qirave për vitin 2026.

“Qiratë në rajon janë rritur me gati 16% që nga viti 2023, më shumë se gjatë shtatë viteve të mëparshme së bashku. Kjo rritje e pakontrolluar duhet të ndalet,” thotë Shoqata e Qiramarrësve.

Banorët e shqetësuar

Kryetarja e Shoqatës së Qiramarrësve për rajonin e Stokholmit, Susanne Sjöblom, thotë:

“Janë qiramarrësit ata që vuajnë vit pas viti. Shumë njerëz janë të shqetësuar se nuk do të mund të qëndrojnë më në shtëpitë e tyre. Situata është kaq serioze, sa nuk shohim alternativë tjetër përveç kërkesës për ulje të qirave.”

Kontradiktë me pronarët

Organizata e pronarëve të banesave, Fastighetsägarna, kërkon të rrisë qiratë për vitin 2026:

  • 6,1% në qytetin e Stokholmit.
  • 5,9% deri 8,2% në rajonin e Stokholmit dhe Gotland.

“Ne ndodhemi në një krizë të kostos së jetesës dhe kemi arritur një kufi ku thjesht nuk shkon më,” thotë Sjöblom.

“Pronaret, të përfaqësuar nga Fastighetsägarna Stockholm, kanë bërë rritjet më të mëdha të qirave tre vjet rresht. Kufiri i qiramarrësve është arritur. Tani duhet një ndryshim.”

Ky është një lajm i rëndësishëm për qindra mijëra banorë të Stokholmit, që mund të shohin një lehtësim në xhepat e tyre në vitin 2026 nëse kërkesa e Shoqatës së Qiramarrësve pranohet.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%