Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ulja e çmimit të benzinës dhe naftës në Suedi ka bërë që shumë qytetarë nga Finlanda të kalojnë kufirin për t’u furnizuar me karburant në Haparanda. Këtë e raporton televizioni suedez SVT Nyheter Norrbotten.
Në pikat e karburantit janë krijuar radhë të gjata. Mes drejtuesve të automjeteve është edhe Veikka Laasonen, i cili ka udhëtuar më shumë se 13 milje, ose rreth 130 kilometra, nga qyteti i Uleåborgut (Oulu) për të mbushur rezervuarin.
“Kam një rezervuar prej 75 litrash, kështu që është një leverdi e madhe për mua”, tha ai.
Sipas Tommy Wallo, përgjegjës i një pike karburanti, gjatë mbrëmjes pritet të mbërrijë një furnizim i ri me karburant. Ai paralajmëron se, nëse kjo nuk ndodh, rezervat mund të mbarojnë.
Që nga 1 korriku, në Suedi ka hyrë në fuqi një ulje e përkohshme e taksës mbi karburantin, e cila e ka ulur çmimin në pompë me rreth 3 korona suedeze për litër. Së bashku me uljen e mëparshme të taksave, të miratuar në muajin maj, Suedia është bërë një nga vendet më të lira në Evropë për furnizimin me benzinë dhe naftë.
Burimi: SVT
Link: https://www.svt.se/nyheter/lokalt/norrbotten/bensinen-pa-vag-att-ta-slut-pa-macken-i-haparanda
Written by: admin