Lajme

Radhët për operacione në Sahlgrenska janë shkurtuar ndjeshëm

todayJanuary 27, 2026 17

Background
share close

Gjatë vitit 2025, radhët për operacione në Spitalin Universitar Sahlgrenska në Goteborg janë përgjysmuar, raporton agjencia suedeze e lajmeve TT. Pacientët që presin për operacione si ndërrimi i nyjës së ijes apo i gjurit tani nuk duhet të presin më deri në dy vjet, por vetëm rreth 90 ditë.

Sipas të dhënave, gjatë vitit 2025 janë kryer mbi 4 000 operacione më shumë krahasuar me një vit më parë. Ulja më e madhe e radhëve është vërejtur në shërbimet ortopedike dhe gjinekologjike.

Kjo situatë e re po mirëpritet nga Pernilla Dahm Kähler, shefe e shërbimit të gjinekologjisë dhe mjekësisë riprodhuese në Sahlgrenska.

“ Gjatë pandemisë, këto lloj operacionesh u anuluan ose u shtynë për t’u lënë përparësi operacioneve më urgjente ose atyre të kancerit. Për këtë arsye, shumë gra janë detyruar të presin për një kohë shumë të gjatë”, shprehet ajo.

Shkurtimi i radhëve shihet si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe lehtësimin e pritjes për mijëra pacientë.

Burimi: TT

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%