Lajme

Rajoni i Stokholmit: Na u desh të rrisnim taksat

todaySeptember 9, 2025 17

Background
share close

Shëndetësia në Rajonin e Stokholmit po përballet me vështirësi të mëdha. Për të tretin vit radhazi po shënohet deficit financiar, radhët e pritjes për shërbime mjekësore janë më të gjatat në histori dhe vitin e kaluar u paralajmërua shkurtimi i 6 000 punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Në këtë situatë, qeveria suedeze ka hapur një hetim për të ndaluar rritjen e taksave komunale dhe rajonale. Por sipas kryetares së këshillit rajonal të Stokholmit, Aida Hadzialic (S), kjo është e shkëputur nga realiteti. Në një shkrim në DN Debatt, ajo shpjegon pse rajoni u detyrua të rrisë taksat.

Sipas saj, gjatë dy viteve të fundit, në Stokholm janë shtuar 2 300 mjekë, infermierë dhe mami. Kjo u bë e mundur duke zvogëluar përdorimin e konsulentëve dhe duke ulur varësinë nga kompanitë e punonjësve me qira.

“Dhe po, na u desh të rrisnim taksat. Jo sepse donim, por sepse ishte e domosdoshme për të shmangur të njëjtat pasoja shkatërrimtare që kanë sjellë shkurtime të qeverisë në pjesë të tjera të vendit,” shkruan Hadzialic.

Ajo shton se komunat dhe rajonet nuk vendosin rritje taksash për qejf, por vetëm për të shpëtuar shërbimet e mirëqenies sociale dhe për të siguruar që qytetarët të marrin kujdesin shëndetësor që u takon.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%