Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
“Nej tak” (jo faleminderit), thonë danezët për Suedinë.
Edhe pse jetesa është më e lirë në Suedi, gjithnjë e më shumë danezë po zgjedhin të qëndrojnë në Danimarkë.
“Në nivel kombëtar, përqindja e qytetarëve danezë që jetojnë në Suedi nuk ka qenë kurrë më e ulët se sot”, thotë Anders Olshov nga organizata hulumtuese Intelligence Watch për Dagens Industri.
Në vitin 2010, rreth 25,000 danezë jetonin në Skåne rajoni jugor i Suedisë. Ishte një rritje e madhe pas ndërtimit të urës Öresund që lidh Suedinë me Danimarkën. Por, pothuajse 15 vite më vonë, kjo shifër ka rënë ndjeshëm. Në vitin 2024, vetëm 15,470 danezë banonin në Skåne, sipas një raporti të ri që Dagens Industri ka marrë.
Vetëm rreth 1,000 persona udhëtojnë çdo ditë nga Danimarka për të punuar në Suedi, ndërkohë që 20,000 suedezë e bëjnë rrugën e kundërt dhe punojnë në Danimarkë.
“Tetë nga dhjetë danezë që punojnë në Suedi kanë paga më të ulëta se paga mesatare suedeze, gjë që tregon se shumica janë punëtorë me kohë të pjesshme ose punojnë vetëm një pjesë të vitit në Skåne”, thotë Olshov.
Trend anti-suedez
Sipas raportit, gjithnjë e më shumë danezë po shesin edhe shtëpitë e tyre të pushimeve në Suedi, edhe pse krona daneze është më e fortë se ajo suedeze dhe ka qenë kështu për një kohë të gjatë.
Pse, atëherë, danezët po i largohen Suedisë? Sipas Olshovit, shumë prej tyre kanë krijuar një imazh negativ për Suedinë për shkak të rritjes së dhunës vitet e fundit.
“Kjo pamje negative është përkeqësuar me kohën ku vrasjet, të shtënat dhe “ushtarët fëmijë” kanë marrë shumë vëmendje. Mund të flitet për një trend anti-suedez, i nxitur nga frika për përhapjen e kriminalitetit suedez në Danimarkë”, shton ai.
Burimi: Expressen
Written by: admin
Post comments (0)