Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një raport i ri nga Këshilli Suedez për Parandalimin e Krimeve (Brå) tregon se një në katër politikanë në Suedi është përballur me kërcënime, ngacmime, dhunë, dëmtim prone ose vjedhje gjatë vitit të kaluar.
Shifrat janë pak më të ulëta se gjatë vitit zgjedhor 2022, kur gati një në tre politikanë raportonte se ishte bërë objekt i këtyre veprimeve.
Sipas raportit, politikanët e parlamentit (riksdagut) dhe gratë janë më të prekura nga këto raste. 61% e deputetëve suedezë thonë se janë kërcënuar ose ngacmuar, ndërsa kjo shifër bie në 31% për politikanët në rajone dhe 25% në komunat lokale.
Raporti tregon gjithashtu se një në katër politikanë që janë përballur me kërcënime kanë menduar ta lënë detyrën politike për shkak të situatës.
Hetuesja e Brå-s, Anna Frenzel, paralajmëron se kërcënimet ndaj politikanëve mund të kenë pasoja të rënda për demokracinë.
“Ajo që po shohim është se disa përfaqësues të zgjedhur ndryshojnë qëndrim në çështje të caktuara ose vetëcensurohen, sepse kanë frikë të mos bëhen viktima të krimeve. Ky është një kërcënim serioz për demokracinë,” thotë ajo.
Burimi: TT
Written by: admin