Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një dietë fleksitariane, që përfshin më shumë drithëra , arra ose “kikirika të ndeyshme” dhe bishtajore, si dhe sasi të moderuara peshku, qumështi dhe mishi, mund të parandalojë mbi 41 mijë vdekje të parakohshme çdo ditë dhe të ulë ndikimin e njeriut në klimë në nivel global. Kështu raporton CNN, duke iu referuar një studimi të ri.
Raporti tregon se bëhet fjalë për vlerësimin shkencor më të madh në botë mbi sistemin ushqimor, i publikuar nga Komisioni EAT-Lancet, ku bashkëkryetar është shkencëtari suedez Johan Rockström.
Sipas Rockström, mënyra si ushqehemi ka ndikim të madh në shëndetin tonë dhe në planetin.
“Ajo që vendosim në pjatat tona mund të shpëtojë miliona jetë, të ulë miliarda tonë ndotje, të ndalojë humbjen e biodiversitetit dhe të krijojë një sistem ushqimor më të drejtë,” tha ai për The Guardian.
Përfundimet e raportit janë baza e asaj që quhet “dieta për shëndetin e planetit”. Sipas Komisionit, kjo dietë mund të ulë me më shumë se gjysmën e ndotjeve që vijnë nga prodhimi i ushqimit. Sot, rreth 30% e ndotjeve totale, vijnë pikërisht nga ushqimi që prodhojmë dhe konsumojmë, ushqimi i prodhuar nëpër Sera.
Rekomandimet ditore të “dietës për shëndetin e planetit”:
Burimi: Universiteti i Stokholmit
Written by: admin