Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një raport i ri tregon se gratë në Suedi vazhdojnë të fitojnë shumë më pak se burrat. Mesatarisht, ato marrin 5 400 krona më pak në muaj. Sipas lëvizjes Lön hela dagen (“Pagë për gjithë ditën”), kjo diferencë e të ardhurave do të thotë se gratë punojnë 49 minuta çdo ditë pa u paguar. Kjo është një minutë më shumë krahasuar me vitin e kaluar, raporton agjencia TT.
Lëvizja u krijua në vitin 2012. Atë vit, llogaritjet tregonin se gratë paguheshin vetëm deri në orën 15:51, duke marrë për bazë një ditë pune që mbaron në 17:00. Që prej atëherë, diferenca mes pagave të grave dhe burrave ka ardhur duke u zvogëluar. Megjithatë, gjatë viteve të fundit, përmirësimi është ndalur dhe situata ka mbetur pothuajse e njëjtë.
Written by: admin