Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ekonomia suedeze po tregon shenja përmirësimi. Kështu shkruan Danske Bank në raportin e saj më të fundit.
Sipas bankës, përmirësimi po vjen si pasojë e rënies së inflacionit dhe një politike fiskale më mbështetëse nga qeveria. Kjo politikë po rrit fuqinë blerëse të familjeve. Një nga masat kryesore është ulja e përkohshme e TVSH-së, e cila hyn në fuqi në muajin prill.
Në të njëjtën kohë, papunësia është në rënie dhe tregu i punës pritet të vazhdojë të forcohet.
Për muajt në vijim, banka parashikon që Riksbanken do ta mbajë normën bazë të interesit të pandryshuar. Megjithatë, deri në fund të vitit norma pritet të rritet në 2%. Banka thekson se ende ka pasiguri të madhe për mënyrën se si do të zhvillohen normat e interesit.
Sa i përket rritjes ekonomike, PBB-ja pritet të rritet nga 1,8% që ishte vitin e kaluar, në 2,8% në vitin 2026 dhe 2,5% në vitin 2027.
Kur u publikua raporti, lufta mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit kishte disa ditë që kishte nisur. Sipas bankës, deri tani konflikti ka sjellë vetëm një rritje të kufizuar të çmimit të naftës, ndërsa tregjet financiare kanë mbetur relativisht të qeta.
Burimi: Danskebank / DI
Link: https://danskebank.com/news-and-insights/news-archive/insights/2026/04032026
https://www.di.se/live/thedeen-iranattacken-kan-skapa-inflation/
Written by: admin