Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ftohjet e zakonshme, gripi dhe infeksionet e sinuseve janë disa nga sëmundjet që i kushtojnë shoqërisë suedeze rreth 25 miliardë krona çdo vit. Kjo bëhet e ditur në një raport të ri të publikuar nga Fondi për Virusët dhe Pandemitë.
Raporti përfshin të gjithë popullsinë e Suedisë dhe është përgatitur mbi bazën e statistikave kombëtare, të dhënave nga regjistrat shtetërorë dhe burimeve publike.
Sipas raportit, gjatë vitit 2024 kostoja totale arriti në rreth 25,7 miliardë krona suedeze. Kjo shumë përfshin, ndër të tjera, humbjet e produktivitetit për shkak të mungesave në punë nga sëmundjet, si dhe shpenzimet për kujdesin shëndetësor.
“Kostoja reale është me shumë madje shumë më e lartë sesa ajo që tregohet nga statistikat zyrtare”, thotë Niklas Arnberg, profesor i virologjisë në Universitetin e Umeå-s dhe sekretar i përgjithshëm i Fondit për Virusët dhe Pandemitë.
Në Suedi, ftohja, gripi, COVID-19, infeksionet e veshit dhe të sinuseve, si dhe pneumonia, janë sëmundjet më të shpeshta të rrugëve të frymëmarrjes që shkaktohen nga viruset. Raporti përfshin të gjitha kostot, pavarësisht nëse ato bien mbi individët, punëdhënësit apo institucionet publike.
Sipas Arnbergut, ende mungojnë ilaçet antivirale dhe vaksinat për shumicën e infeksioneve virale të njohura. Ai thekson gjithashtu se vaksinat dhe barnat që ekzistojnë sot nuk përdoren mjaftueshëm.
Burimi: Aftonbladet
Written by: admin