Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Propozimi i Partisë së Moderatëve që të futej një p-skiva (orë parkimi) për personat mbi 70 vjeç në qytetin Jönköping u rrëzua të enjten gjatë mbledhjes së këshillit komunal.
Ideja e partisë ishte që të moshuarit të mos detyroheshin të përdorin aplikacione për parkim, të cilat, sipas tyre, janë të vështira dhe të ndërlikuara për shumë prej tyre.
Gjatë mbledhjes u zhvillua një debat i gjatë me shumë folës, ku u paraqitën argumente nga të dyja palët. Pas debatit, u bë votimi, dhe shumica e anëtarëve të këshillit zgjodhën të ndjekin qëndrimin e shumicës drejtuese në komunë, duke votuar kundër propozimit.
Në arsyetimin e tyre, përfaqësuesit thanë se futja e një p-skiva vetëm për një grup të caktuar, si të moshuarit, do të ishte një zgjidhje e ndërlikuar dhe jo praktike. Ata shtuan gjithashtu se ka pengesa ligjore për të zbatuar një rregull të tillë që përjashton grupe të veçanta qytetarësh.
Vendimi do të thotë se sistemi aktual i parkimit me aplikacione mbetet në fuqi për të gjithë banorët e Jönköpingut, pavarësisht moshës.
Burimi:Svt
Written by: admin