Lajme

REKLAMA PËR OPERACIONE PLASTIKE NGJALL ZEMËRIM – RAPORTOHET TE INSPEKTORATI I REKLAMAVE

todayFebruary 13, 2025 30

Background
share close

Reklama të debatueshme për operacione plastike janë shfaqur në metronë e Stokholmit, duke shkaktuar zemërim dhe kritika të ashpra. Mesazhe si “Sheh gjinj kudo që shikon?” dhe “Ke menduar për një hundë të re?”, të vendosura në muret e metrosë nga Akademikliniken, janë cilësuar si një normalizim i rrezikshëm i standardeve të bukurisë.

Shkrimtarja dhe blogerja Flora Wiström ka raportuar reklamat te Inspektorati i Reklamave, duke e quajtur fushatën një distopi shqetësuese.
– Çfarë lloj distopie është kjo? Kjo nuk është normale është çmenduri më bën të tërbohem, tha ajo për Aftonbladet.

Nga ana tjetër, Akademikliniken mohon se synon të krijojë presion për ndryshime fizike apo të bëjë njerëzit të ndihen keq për trupin e tyre.
– Ne duam të minimizojmë rrezikun që dikush ta perceptojë këtë reklamë si një mesazh që ka diçka të gabuar me trupin e tyre, tha Karl Lehmann, drejtori i marketingut të kompanisë.

Debati rreth reklamave të kirurgjisë plastike vazhdon, me gjithnjë e më shumë zëra që kërkojnë rregullim më të rreptë të mesazheve të këtij lloji në hapësirat publike.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%