Lajme

Rekord i nxehti në Norvegji: Dhjetori 3,1 gradë më i ngrohtë se normalja

todayDecember 24, 2025 10

Background
share close

Dhjetori i këtij viti ka qenë shumë më i ngrohtë se zakonisht në shumë pjesë të Evropës Veriore, përfshirë edhe Norvegjinë. Sipas të dhënave zyrtare, temperaturat mesatare kanë qenë 3,1 gradë Celsius mbi nivelin normal për këtë periudhë të vitit.

Këtë e konfirmon studiuesi i klimës Jostein Mamen nga Instituti Meteorologjik Norvegjez, i cili ka ndjekur dhe regjistruar zhvillimin e temperaturave. Ai i tha televizionit norvegjez TV2 se bëhet fjalë për një situatë të pazakontë për muajin dhjetor.

Sipas meteorologut në detyrë, Geir Otta Fagerlid, në qytetet Bergen dhe Oslo nuk janë regjistruar kurrë më parë temperatura kaq të larta gjatë muajit dhjetor. Ai i tha agjencisë së lajmeve NTB se ky është një rekord i ri për këto zona.

”Shumë njerëz mund të mendojnë të udhëtojnë më në veri të vendit për të pasur një Krishtlindje të bardhë dhe të ftohtë, por në veri duket se do të ketë mot të keq”, paralajmëron Fagerlid.

Në disa pjesë të Norvegjisë Veriore, situata është bërë e rrezikshme për shkak të temperaturave të buta dhe reshjeve të shumta të shiut. Si pasojë, rreziku i ortekëve është i lartë në disa zona, raporton agjencia suedeze e lajmeve TT.

Autoritetet meteorologjike u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, veçanërisht në zonat malore dhe në veri të vendit, ku kushtet e motit mund të përkeqësohen.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%